Një shërbëtore nga Filipinet është lidhur me litar për peme, si ndëshkim për atë që kishte lënë mobilet e shtrenjta jashtë në diell. Acosta Baruelo, 26-vjeçe, kishte punuar për muaj të tërë për një familje të pasur në Riad të Arabisë Saudite.
Por, ajo kishte nervozuar tej mase punëdhënësit pasi kishte harruar mobilet e shtrenjta jashtë në diell, ku gjasat për t’u dëmtuar nga rrezet e diellit sipas tyre ishin shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.
E fotografitë e publikuara të shërbëtores së lidhur për peme, i ka shkrepur një kolege e saj që gjithashtu është nga Filipinet. E familja nga Lindja e Mesme që kreu këtë akt, sigurisht se e ka bërë për t’ia treguar efektet nëse për një kohë të gjatë qëndron nën rrezet e diellit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Filipineve, ka njoftuar se ishin informuar për këtë çështje dhe se pas intervenimit kanë arritur me sukses ta rikthejnë nënën e dy fëmijëve në shtëpi. /Telegrafi/