Telegrafi

Harron djalin në vendin e vjedhjes

Në nguti të madhe, burri 45-vjeçar ka vrapuar shpejt deri tek makina e tij, në xhamin e përparmë të së cilës është hedhur një nga të punësuarit e supermarketit, i cili ka dashur të ndalojë ikjen e hajnit.

Policia e qytetit jugor holandez Kerkrade ka njoftuar se nëpërmjet djaloshit ka arritur të bie në kontakt me hajnin, por ai ka refuzuar të vije e ta merr atë në stacionin e policisë.

Ai u ka thënë policëve qe pret se djalin t’ia lënë nënës së tij. Megjithatë, më vonë hajni është dorëzuar, ka thënë përfaqësuesja e policisë.