Telegrafi

Harron 10 kilogramë marihuanë gjatë zhvendosjes

Njëzetvjeçari amerikan herën tjetër do të mendojë dy herë nëse ka harruar ndonjë gjë, para se të zhvendoset drejt ndonjë banese tjetër, që mos t’i ndodhë prapë që të lë pas vetes pothuajse 10 kilogramë marihuanë si kësaj radhe.

Mbikëqyrësi i ndërtesës në të cilën Samuel kishte banuar më herët, ka gjetur në banesën e boshatisur një sasi të pabesueshme të marihuanës dhe rastin ia ka paraqitur policisë, raporton Metro.

Gjatë hulumtimit të rastit është zbuluar se, edhe bashkë-banuesi i Samuelit, me emrin Justin, ka qenë i përfshirë në tregti me drogë. Që të dy kanë pranuar fajin para gjykatësit dhe i pret ngrohja e krevateve të burgut për një kohë.