Site icon Telegrafi

Harron 10.000 euro në tualet publik

Policia në krahinën gjermane Hesse ka thënë se mashkulli shumën pesë-shifrore e kishte marrë me vete në një tualet publik në autostradën afër qytetit Haiger në perëndim të Gjermanisë. Megjithatë, ka vozitur tutje, duke harruar tërësisht për qesen, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Zëdhënësi i policisë gjithashtu ka thënë se është e paqartë se si gjermani është kujtuar për paratë vetëm pas gjysmë ore që, natyrisht, ka qenë tepër vonë. Kur është kthyer paratë nuk ishin më në tualet.

Exit mobile version