Site icon Telegrafi

Harrojnë të birin pranë autostradës

Tinejxheri, i cili nga automjeti për kamping i familjes ka dalë natën sepse e kishte shumë nxehtë, ka treguar se e kishte marrë gjumi në një karrige në parking. Kur është zgjuar, e ka parë se automjeti për kamping nuk ishte më aty dhe kishte mbetur pa para dhe pa celular.

"Prindërit e tij ishin larguar 300 kilometra prej aty", ka thënë drejtori i një pompe të afërme të benzinës.

Derisa, sipas policit i cili ishte ngarkuar me këtë rast, babai i të riut nuk e kishte hetuar fare se e kishte lënë djalin e tij pas vetes.

"Është turpëruar shumë dhe ka qenë shumë i nervozuar, por është kthyer menjëherë për të marrë djalin", ka shtuar polici.

Exit mobile version