Një fëmijë ka rënë në pusetë pasi që punëtorët që po punonin në mirëmbajtjen e tyre kishin harruar ta vendosin kapakun, derisa për pak minuta ishin larguar nga vendi i punës.
Megjithatë, mjaftuan pak momente që një fëmijë i vogël të bie në të, e këtë moment e kanë filmuar kamerat e sigurisë ku shihet se si punëtorët largohen për pak sekonda nga puseta pa kapak, dhe pikërisht në të bie një fëmijë që ishte nën përcjelljen e nënës, transmeton Telegrafi.
Vogëlushi nuk e kishte vërejtur se para vetes kishte pusetën pa kapak dhe befasisht zhduket nga sytë e ëmës. E kur ajo e alarmua filloi të bërtet, punëtorët menjëherë vrapuan për ta nxjerrë.
Për fat të mirë vogëlushi nuk ka pësuar lëndime serioze, megjithatë do të shërbej si leksion që herëve tjera të mos i lënë pusetat e hapura.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në pjesën perëndimore të Rusisë, kurse pamjet kanë bërë xhiron e botës. /Telegrafi/