Telegrafi

Harrojnë ta mbyllin me qelës, i prangosuri hap derën e pasme dhe kërcen nga vetura e policisë australiane

Kamera e vendosur brenda një veture, ka filmuar një ngjarje të pazakontë në Perth të Australisë.

Bëhet fjalë për një veturë të cilës që ishte ndalur në semafor në të kuqen, dhe në momentin që niset nga dera e pasme e saj kërcen një burrë i prangosur – dhe gjykuar nga pamjet zyrtarët policor kishin harruar ta mbyllin me qelës derën.

E gjithë ngjarja ndodhi para syve të dhjetëra shoferëve, që ishin ndalur në semafor në një udhëkryq në mes të qytetit dhe po prisnin që të vazhdonin rrugëtimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Megjithatë sapo lëvizi vetura e policisë nga dera e pasme kërceu një burrë me pranga në duar dhe u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në internet, ku deri më tani mbi 160 mijë persona e kanë shikuar dhe qindra tjerë e kanë shpërndarë e komentuar. /Telegrafi/