Edhe pse deklarata e presidentit çek, Milos Zeman ku thotë duke bërë shaka se gazetarët duhet likuiduar, nuk ka kaluar pa kritika edhe nga qytetarët e vendit të tij.
Para takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë, Zeman kishte komentuar numrin e madh të gazetarëve, duke thënë se janë shumë dhe se duhet të “likuidohen”, transmeton Telegrafi.
Presidentit rus në llogari të kësaj shakaje ka shtuar duke thënë se mjafton që të reduktohet numri i gazetarëve, por kjo bisedë e tyre është regjistruar nga mikrofonat dhe kështu audio incizimi është bërë viral.
Ndërkaq, nga zyra e presidentit çek, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një shaka, por mjaftoi kjo që të reagojnë anëtarët e kabinetit të tij.
Shefi i diplomacisë çeke Lubomir Zaorlek ka deklaruar se “nuk i pëlqen” të flasë për një temë të përshtatshme, derisa ministri i kulturës Daniel Herman se një deklaratë e tillë është e “papranueshme”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C6E5neRnAC4