Telegrafi

Harrojnë fëmijën në aeroport

Jun Parreno, babai i fëmijës, ka treguar për gazetën “Vancouver Sun" se rasti ka ndodhur kur ai me bashkëshorten e tij dhe dy prindërit, me të aterruar në Kanada, ka nxituar të futet në aeroplanin e radhës për Winnipeg.

Pasi që ishim vonuar, dhe duke pasur nevojë të paketojmë të gjitha bagazhet, kemi pasur vetëm dhjetë minuta për tu futur në aeroplanin tjetër, ka thënë Parreno, i cili me familjen ka imigruar nga Filipinet.

"Kemi vrapuar për tu futur në aeroplanin tjetër”, ka sqaruar dhe ka shtuar se ka menduar që fëmija ishte me tre të rriturit tjerë të cilët ishin para tij, derisa ata kanë qenë të bindur se fëmija është me babanë.

"Gjatë asaj kohë, fëmija, sikur heroi i filmit ‘I vetëm në shtëpi’ vetëm është shëtitur nëpër ndërtesën e aeroportit, mes zonës për nisje dhe kontrollit policor", ka pohuar Angela Mah, përfaqësuese e kompanisë ajrore Air Canada.