Site icon Telegrafi

Harrojini yjet e futbollit, ky punëtor ndërtimi është gjenial (Video)

Në një video të publikuar nga gazeta britanike “Mirror”, shfaqet një punëtor ndërtimi që xhonglon me kapelën e tij të punës si një mjeshtër me topin e futbollit.

Ai kishte zgjedhur një nga mjediset e jashtme të kantierit të ndërtimit për ta bërë këtë, ndërkohë që rreth fillojnë e mblidhen njerëz.

Më tepër se sa nga shfaqja, njerëzit kanë mbetur të mahnitur sepse i riu nuk mbante një top në këmbë, por kaskën mbrojtëse të punës. /shekulli/ 

Exit mobile version