Para së gjithash, thonjtë e shkurtër janë jashtëzakonisht praktikë në jetën e përditshme – janë të lehtë për t’u mirëmbajtur dhe nuk pengojnë në aktivitetet tuaja të përditshme, si p.sh. shtypja në kompjuter
Ashtu si thonjtë e gjatë, thonjtë e shkurtër mund të duken jashtëzakonisht elegantë.
Kur i stiloni dhe kujdeseni siç duhet, ata do t’u japin duarve një dukje të sofistikuar që përshtatet lehtësisht me një sërë rastesh, duke përfshirë takime biznesi, darka dhe ngjarje shoqërore.
Edhe pse thonjtë janë më të shkurtër, nuk do të thotë se nuk mund të jenë kreativë dhe interesantë, transmeton Telegrafi.
Thonjtë e shkurtër mund të dekorohen me ngjyra të ndryshme llaku, temina, me shkëlqim mat dhe trajtime të ndryshme si vija, pika apo motive lulesh.
Do të duket shkëlqyeshëm dhe më pak dominues se thonjtë më të gjatë.
Ne votojmë për të gjitha variantet, por nëse në zemër jeni minimaliste, atëherë do të kënaqeni nga një manikyr i thjeshtë njëngjyrëshe që mund t’i jepni një prekje unike me disa modele apo linja delikate që do t’i bëjnë thonjtë tuaj të veçantë.
Një manikyr që kërkohet gjithnjë e më shumë në sallone
Nga ana tjetër, dizajni lozonjar dhe një grusht vezullimesh, të cilat janë të përshtatshme për periudhën në vijim, do t’i kënaqin të gjithë ata që pëlqejnë thonjtë e mrekullueshëm. Ka disa zgjedhje për të gjithë, ju duhet të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri stilit dhe personalitetit tuaj.
Prandaj, nëse së shpejti do të bëni një manikyr të ri dhe nuk jeni të sigurt se çfarë lloj thonjsh të bëni – frymëzohuni nga sugjerimet tona!
/Telegrafi/