Mjafton të ndani vetëm 7 minuta çdo ditë për disa ushtrime të thjeshta
Depozitimet e dhjamit në rajonin e stomakut formohen me kalimin e kohës, depozitohen me muaj, ndonjëherë me vite, derisa fillojnë të na shqetësojnë.
Ka shumë arsye për shfaqjen e tyre, por shkaku i parë është sigurisht ngrënia e tepërt e ushqimit që grumbullohet si depozita yndyrore, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, trupi ynë depoziton çdo kalori të tepërt si një rezervë ari në rast se ushqimi nuk është i qasshëm për ndonjë arsye. Me kalimin e kohës shtohet teprica dhe dhjami rritet.
Nëse duam që barku ynë të jetë i sheshtë, hapi i parë është të heqim dorë nga konsumimi i tepërt i ushqimit dhe së dyti, është të praktikojmë këto pesë ushtrime të thjeshta çdo ditë.
Shikoni videon e mëposhtme dhe veproni:
/Telegrafi/