Telegrafi

Harrojeni ngrohjen

Ndërmarrjes më të përfolur kohëve të fundit, Termokos, kështu siç po i shkojnë punët, mund t’i vihet dryni. Madje, kjo shihet si mundësi reale edhe për vetë drejtoreshën e saj, Fllanza Pula. Në një intervistë për Express, Pula tregon se është duke hequr të zitë e ullirit, me gjithë këto probleme që ka ngrohtorja.

Me mbi 15 milionë euro borxhe dhe inkasim deri tani vetëm 900 mijë euro, ndërmarrja po sharron në fund të pusit. Pula fajin e hedhur te konsumatorët, për të cilët thotë se edhe pse janë përdorur të gjitha mundësitë për inkasim, nuk po duan t’i kryejnë obligimet.

“Nëse konsumatorët nuk i kryejnë obligimet e veta dhe nuk do të kemi përkrahje nga askush, atëherë vjen në shprehje ekzistenca e ngrohtores”, thotë Pula.

Me këtë, drejtoresha e cila sa ka qenë në detyrë ka provuar edhe rrahjen me çekiç, thotë se Kosova do të humbë shumë. Këtu rrezikohet edhe projekti 32- milionësh, në lidhje me Kosovën B. “Është projekti, me të cilin është menduar të merret avulli për ngrohje”, thekson Pula. /Telegrafi/