Por gjenerata e re e formulave të mençura është duke e ndryshuar “lojën”, duke siguruar të gjitha benefitet e kamuflimit – qëndrueshmëri afatgjate e që po ashtu përshtatet edhe me ngjyrën e lëkurës dhe që vjen së bashku me plot përparësi në të njëjtën kohë.
Dizajneri i markës së njohur Armani, i inspiruar nga mëndafshi “Lycra”, ka bërë një pudër të lëngshme për fytyrë që e zbutë dhe e tërheq atë duke e mbështetur lëkurën me një ngritje të vogël që njëkohësisht edhe fsheh të metat e saj.
Pudra e lëngshme e markës “Maybelline” heq dorë nga dylli dhe vajrat në favor të një kamuflimi transparent që lejon lëkurën të bëjë paraqitjen e natyrshme.
Ndërsa marka “Skinleÿa” nga Sisley ofron një recetë me zgjidhje për ato femra që janë të varura ndaj kremrave anti-moshë, e përbërë nga formula antistres e aditive për të lëmuar strukturën e lëkurës përderisa tekstura e gjel-kremit mbulon njollat.
Diorskin Nude Air Serum është sikur një lëng me një teksturë transparente që shkrihet pa lënë gjurmë në lëkurë, transmeton Koha.net. Në qoftë se jeni në kërkim të një kreme korrektor për rezistencë ndaj rrudhave, apo të një pudre që ka peshë të lehtë kur të vendoset në fytyrë, ose një të tillë që qëndron gjatë në fytyrë e nuk lëvizë nga vendi e shkon deri në perfeksion, atëherë mundohuni të zgjidhni një krem i cili përshtatet mirë me lëkurën tuaj, sepse është gjëja kryesore që ju duhet të keni këtë verë, pasi që trendi për makijazh këtë verë është që të përdoret sa më pak të jetë e mundur apo hiç fare.
Nëse ju duhet të përdorni makijazh këshillohet të përdorni tone neutrale të të gjitha elementeve për sezonin e verës, qoftë pudrën e lëngët, hijet për sy, buzëkuqin, etj, që vënë në pah bukurinë tuaj natyrale, kështu do të arrini tek një dukje sa më e pastër. /Telegrafi/