Site icon Telegrafi

Harrojeni konturimin dhe ‘strobing’. Nisni ‘pjekjen’!

"Pjekja" e grimit është tendenca më e re për sa i përket bukurisë që konsiston në lënien e një pudre të lehtë për 10-30 minuta në fytyrë, për ta shpërndarë më pas me furçë. Në këtë mënyrë, kremi pudër qëndron më mirë në fytyrë dhe për një kohë më të gjatë.

Këshillohet që kremi pudër apo korrektori të përhapet mirë përpara vendosjes së pudrës, përndryshe vijat do të mbeten aty dhe ekspertët paralajmërojnë që të bëhet kujdes me sasinë, pasi rezultati mund të duket shumë jonatyral.

Kjo hile është përdorur edhe nga artisti i grimit me origjinë shqiptare të Kim Kardashian, Mario Dedivanovic, i cili e ka praktikuar këtë teknikë në fytyrën e 34-vjeçares, duke bërë që fytyra e saj të duket perfekte e pa pore të dukshme.

Ndiqni videon për të parë sesi një blogere bukurie e shpjegon teknikën.  

Exit mobile version