Site icon Telegrafi

Harrojeni gërryerjen dhe qërimin: Si të hiqni lehtë xhelin-llakun nga thonjtë në tre hapa

Më e rëndësishmja është që të shmangni dëmtimin e thonjve

Shumica e grave mendon që është shumë më e vështirë të heqësh xhel-llakun, andaj disa prej tyre praktikojnë edhe opsionin më të keq të mundshëm – qërimin deri në rraskapitje.

Në këtë mënyrë thonjtë mund të dëmtohen, mirëpo ekziston një zgjidhje e shkëlqyeshme se si të mos ju ndodh qërimi dhe hollimi i thonjve, transmeton Telegrafi.

Tri veprime të cilat duhet t’i ndiqni:

Lëmoni thonjtë

Merrni një limë të butë dhe me kujdes hiqni shtresën sipërfaqësore. Këtë gjë duhet ta bëni derisa të arrini te ngjyra bazike dhe kështu ia mundësoni acetonit të depërtojë deri te shtresat më të thella. Kur thoi të bëhet mat, atëherë mund të kaloni në hapin e dytë.

Mbroni qenëzat

Është ideale që kutikulat tuaja t’i mbroni me aplikimin e vajit apo kremit, sepse acetoni than mjaftë lëkurën. Edhe pse nuk do t’u bëjë dëm thonjve, kini parasysh që qenëzat janë goxha të ndjeshme.

Mbështillni thonjtë

Në këtë hap më e rëndësishme është që pambukun ta njomni mirë në aceton. Është e rëndësishme që në pastruesin e llakut të përhershëm të keni përqindje të lartë acetoni, sepse përqindja më e vogël nuk do të funksionojë mirë. Vendosni pambuk në secilin thua veç e veç dhe më pas i mbështillni me fletë metalike. Nëse dëshironi, mund të vendosni edhe doreza mbi gjithçka. Me thonjtë e mbështjellë ashtu, prisni 15 minuta të mira.

Hiqni bojën e mbetur

Shikoni nëse llaku është hequr. Nëse kjo nuk ndodhi, duhet të përsërisni hapin e mëparshëm dhe më pas mbajeni pambukun e njomur me aceton për pesë minuta të tjera. Mos i shtypni ose gërvishtni thonjtë, sepse mund të dëmtohen.

Hidratoni lëkurën dhe thonjtë tuaj

Nëse keni hequr manikyrin e xhelit, do të vini re se lëkura juaj është shumë e thatë, si dhe thonjtë. Gjithçka që duhet të bëni është të lani duart dhe të aplikoni krem hidratues. Thonjtë kanë nevojë për një javë për t’u rikuperuar plotësisht, kështu që do të ishte ideale të riaplikoni manikyrin e xhelit menjëherë.

Shikoni se si duket procedura e detajuar:

/Telegrafi/

Exit mobile version