Projekti i Egjiptit për të ndërtuar një kryeqytet të ri po shkon drejt finalizimit, pasi një kompani kineze ka marrë përsipër financimin e projektit të madh.
Kompania “China Fortune Land Development Company” ka rënë dakord që të ofrojë 20 miliardë dollarë për qytetin që nuk ka ende një emër pas takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah El Sisi.
Një tjetër kompani shtetërore kineze ka ofruar 15 miliardë të tjera duke e çuar buxhetin e projektit në afro 45 miliardë dollarë, aq sa nevojiten vetëm për fazën e parë, shkruan Panorama.
Plani për kryeqytetin e ri u bë publik si zgjidhje për mbipopullimin, ndotjen dhe rritjen e çmimeve të shtëpive në Kairo.
Qyteti me një hapësirë 700 km katrorë do të ndërtohet në shkretëtirë në lindje të Kairos. Aty do të ndërtohen banesa për 5 milionë njerëz, mbi 1 mijë xhami si dhe fshatra smart.
Egypt unveils mega-plan for new administrative… by PanoramaVideo