Telegrafi

Harrojeni Bruce Lee: Tentoi t’ia vjedh portofolin vajzës në autobus, ajo e bën për spital në stilin Kung Fu (Video, +16)

Hajnat janë të pashpirt kur janë në pyetje çantat e femrave, por jo gjithmonë e përfundojnë “misionin” siç e kishin paramenduar.

Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e postuar më poshtë, në të cilën shihet një i ri duke tentuar t’ia vjedhë portofolin një vajze që ishte në autobus, transmeton Telegrafi.

Por pas shumë përpjekjeve ai vendosë ta fut dorën në qante dhe t’ia vjedh portofolin, dhe ky veprim i kushtoi shtrenjtë kur ajo e kapi në vepër.

Pas disa sekondave fjalosje, hajni tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, por ‘viktima’ reagon duke e rrahur keq në stilin Kung-Fu, duke i lënë me gojë hapur të gjithë pasagjerët tjerë.

Ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur ngjarja, por duke u bazuar në gjuhën që ata përdornin duket se bëhej fjalë për Kinën. /Telegrafi/