Telegrafi

Harrojeni autogolin e Kondogbias, shikojeni atë të Materazzit (Video)

Interi fitoi ndaj Chelseat me rezultat 1-2 në finale të Internacional Champions Cup për Azi.

Golin e vetëm për Blutë e shënoi Geoffrey Kondogbia, pra autogol dhe atë për mos t’u harruar.

Lexo po ashtu Shënohet autogoli i vitit nga Kondogbia, francezi realizon nga gjysma e fushës (Video)

Gjithsesi mesfushori i klubit italian duket se është frymëzuar ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi.

‘Matrix’ kishte shënuar një gol të tillë, ndoshta më të bukur në ndeshjen në Serie A ndaj Empolit.

E gjitha kjo kishte ndodhur me 30 prill të 2006, vit që Interi në fund ishte shpallur kampion. /Telegrafi/