Interi fitoi ndaj Chelseat me rezultat 1-2 në finale të Internacional Champions Cup për Azi.
Golin e vetëm për Blutë e shënoi Geoffrey Kondogbia, pra autogol dhe atë për mos t’u harruar.
Gjithsesi mesfushori i klubit italian duket se është frymëzuar ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi.
‘Matrix’ kishte shënuar një gol të tillë, ndoshta më të bukur në ndeshjen në Serie A ndaj Empolit.
E gjitha kjo kishte ndodhur me 30 prill të 2006, vit që Interi në fund ishte shpallur kampion. /Telegrafi/