Harroi t’ia jepte sheqerin, klienti ia derdh kamerierit çajin në fytyrë (Video)
Kushtrim Gacaferri
Në një pikë të McDonald’s-it në Murmansk të Rusisë, klienti ia ka hedhur kamerierit çajin në fytyrë, sepse ai kishte harruar t’ia jepte sheqerin.
Pasi ka blerë ushqim dhe pije, ai është larguar me veturë, por më vonë e ka kuptuar se nuk e ka ëmbëltuesin, për çka ka kërkuar nga stafi që t’ja sjellin në parking, transmeton Telegrafi. Mirëpo, ata nuk ia kanë dërguara, sepse e kanë të ndaluar të dalin nga objekti për të shpërndarë mallra.
“Ky është një vend ku klientët marrin gjërat nga dritarja e posaçme. Ne nuk mund të dalim përjashta, e aq më pak kur është natë”m ka thënë punonjësi lidhur me rastin.
Duke marrë parasysh se blerësi ka qenë i nervozuar për shkak të lëshimit të tij, ndërsa çaji nuk ishte aq i nxehtë sa ta përvëlojë, punëtori nuk dëshiron të ngre padi. /Telegrafi/