Site icon Telegrafi

Harroi tekstin në skenë, Elinel flet pas dështimit live në “The Voice of Albania”

Reperi shqiptar Elinel i ka kërkuar falje pas dështimit në natën finale të “The Voice of Albania”.

Këngëtari është dashur të perfomojë me Besa Kokëdhimën në promovimin e këngës më të re të titulluar ‘Mos m’le me ra’.

Gjithçka po shkonte mirë deri në pjesën e këtij të fundit, kur reperi dol para publikut dhe harroi tekstin e këngës, transmeton Telegrafi.

Besa Kokëdhima e priti në skenë për rreth 30 sekonda, por Elinel nuk u kthye më duke e lënë pjesërisht të dështuar performancën e menduar.

Këngëtari pas mesnate duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka kërkuar ndjesë prej publikut por mbi të gjitha Besës. /Telegrafi/

Exit mobile version