Telegrafi

Harroi se ishte në boks, luftëtari nga UFC kap kundërshtarin dhe e grushton në ring – diskualifikohet menjëherë

Luftëtari MMA, Marcin Sianos bëri debutimin e tij në boks kundër të pamposhturit 8-0 Artur Bizewski në Koszalin të Polonisë.

Megjithatë, ai dukej se i harroi rregullat në mesin e raundit të dytë pasi tronditi Bizewskin dhe e vuri veten në prag të shkaktimit të një shqetësimi të madh.

Në vend që të vazhdonte të gjuante me grushte, Sianos shkoi në stilin MMA përpara se të lëshonte disa goditje masive në tokë kur e çoi kundërshtarin e tij në dysheme.

Natyrisht, sjellja e tij josportive çoi në skualifikim.

Ai gjithashtu zemëroi tifozët që filluan të hidhnin objekte drejt Sianos përpara se ai të largohej nga arena nën masa sigurie. /Telegrafi/