Wayne Lomax dhe nusja e tij Natalie nga York, vendosën të bëjnë tatuazhe në gishta, nga frika se unazat mund t’ju humbasin në punë.
Dhëndri 32-vjeçar dhe nusja tij tri vjet me e re, kishin shkuar te një studio tatuazhi dhe i kishin bërë ndaras tatuazhet, që tregonin për datën e kurorëzimit të tyre, transmeton Telegrafi.
Pas një muaji, teksa po ua tregonin miqve vizatimet në gishta, diçka nuk po përputhej. Në gishtin e dhëndrit shkruante 25 gusht 2017, ndërsa do duhej të ishte 25 korrik.
“Kështu jemi ne plot gabime, të qeshura dhe dashuri. Kjo mund t’i ndodhte gjithkujt”, ka thënë Natalie, që është nëna e tre fëmijëve.
Megjithëse i kishte thënë vet datën e gabuar, bashkëshortja nuk ia ka marrë inati, pasi është e bindur në dashurinë e tyre. Vetëm se tani, po e ka një problem.
“Ai frikësohet shumë nga tatuazhet, nuk po bindet të shkojë për ta rregulluar. Dukemi qesharak, kur i kemi datat ndryshe në gishta, ndërsa jemi kurorëzuar për një ditë”, ka përfunduar ajo.
Në anën tjetër, Wayne ka premtuar se do shkojë ta rregullojë tatuazhin, vetëm se ka kohë dhe nuk e ka për së shpejti. /Telegrafi/