Ndërsa shumë prej nesh kemi harruar ndonjëherë diçka në tren – një telefon, apo edhe ndonjë portofol – dikush harroi sasi të madhe ari.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një person në Zvicër është njëri prej tyre, por autoritetet nuk e kanë zbuluar ende se kush është me saktësi.
Kështu janë duke u bërë përpjekjet për të gjetur pronarin e më shumë se 3 kilogram ar, që mbeti në një transport tetorin e kaluar.
Sasia me vlerë prej 191 mijë dollarëve, u gjet në një tren që udhëtoi në Saint Gallen dhe Lucerne.
Pronari ka të drejtë deri në pesë vjet të deklarohet për masën e humbur, në prokurorinë e Lucerne, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Bëhet e ditur se zbulimi u bë publik vetëm tani, pasi përpjekjet për të gjetur pronarin ishin të pa suksesshme.
Megjithatë është ende e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që thotë se ari i përket atyre. /Telegrafi/