Telegrafi

Harrohet premtimi për magjistralen Fushë Kosovë–Sllatinë

Mospërfundimi me kohë i punimeve të kësaj rruge, për të cilën konsiderohet se është investuara më së shumti në dallim me të gjitha rrugët e tjera në Kosovë, po u sjell probleme ngasësve të automjeteve, të cilët pothuajse çdo ditë kalojnë përmes saj.

Ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se i kupton brengat e qytetarëve, por ata duhet të kujtojnë gjendjen e mëhershme që ka pasur kjo rrugë, e cila, sipas tij, do të ketë një pamje tjetër.

Ministri Limaj ka thënë se punimet për rrugën, gjatësia e së cilës është 8.2 kilometra, e për të cilën janë investuar rreth 30 milionë euro, do të rinisin ditët e para të prillit.

Ai ka theksuar se pavarësisht kur kishin nisur punimet, përballja me kushtet atmosferike ka qenë e pashmangshme. Punët pritet të marrin fund në vjeshtë, ka premtuar Limaj.

Kjo lë të kuptohet se në sezonin e kthimit të bashkatdhetarëve kjo rrugë të mbetet e ngarkuar për të gjithë ata që thuajse çdo ditë qarkullojnë në të. /ktv/