Telegrafi

“Harrohet” lapidari i UÇPMB-së?!

Kryetari i këtij organi shtetëror njoftoi se kërkesë për të kthyer lapidarin deri më tani nuk ka pasur.

Deri më sot liderët shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket lokacionit se ku duhet të vendoset lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së.

Zyrtarët nga Beogradi kanë bërë të ditur se kërkesa që do të dërgohet nga shqiptarët do të shqyrtohet dhe më pas do të vendoset se a lejohet kthimi i lapidarit në lokacionin e ri që liderët shqiptarë do të dëshironin, raporton Titulli.

Sipas kryetari të Trupit Koordinues, kërkesën për kthim të lapidarit me lokacionin e ri duhet ta dërgojë Komuna e Preshevës.

Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së u hoq më 20 janar nga forcat e Xhandarmërisë. Deri më tani zyrtarët e Komunës së Preshevës kanë pohuar se nuk dinë vendndodhjen e lapidarit.

Megjithatë, mediat, herën e fundit kanë raportuar se lapidari është i dëmtuar dhe gjendet në bazën ushtarake të Xhandarmërisë në Cakanocë, një fshat i vogël në hyrje të Preshevës. /Telegrafi/