Telegrafi

Harrohet kodi telefonik

Për kundër premtimeve, kaluan gati tre vjet pas pavarësisë, e institucionet e vendit thuajse nuk kanë bërë asgjë për sigurimin e një kodi të veçantë telefonik për Kosovën, përveç deklaratave tashmë të zakonshme se vendi shumë shpejt do ta ketë kodin e vet telefonik, shkruan gazeta Zëri.

Kreu i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha, ka qenë i pamundur të kontaktohet nga gazeta gjatë gjithë javës.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe Postë- Telekomunikacionit nuk kanë informata në këtë drejtim, sepse nga 12 dhjetori i vitit të kaluar e deri më tash kanë qenë të kyçur direkt në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale. /Telegrafi/