Telegrafi

Harrohen premtimet për qindra mijëra vendesh pune

Premtimet e Misionit të ri të PDK-së për 200 000 vende pune dhe të LDK-së për 120 000 mund të mbesin vetëm histori elektorale. Sipas Kosovës sot, askush nga Qeveria e koalicionit nuk i konfirmon votimet për punësim.

Nëse i marrim së bashku dy programet zgjedhore të partnerëve të tashëm të koalicionit qeverisës PDK-LDK, me projektet e punësimit, që kishin planifikuar për qeverisjen e re katërvjeçare.
Ekzekutivi i ri i vendit, i kryesuar nga Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, do të duhej që me një program të përbashkët qeverisës të siguronin të dy së bashku hiç më pak se 320 mijë vende të reja pune. /Telegrafi/