Site icon Telegrafi

Harrohen personat që dhanë shtëpitë për shkolla (Video)

Në pamundësi për mbajtjen e rregullt të procesit mësimor nga regjimi i dikurshëm serb, shumë shqiptarë në vitet ’90 kishin vendosur që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për t’i bërë “shkolla”. Mirëpo, ata vlerësojnë se për këtë gjest janë harruar nga shteti dhe shoqëria kosovare.

Driton Aliu, djali I Njazi Aliut i cili kishte lëshuar shtëpinë për procesin mësimor, thotë se vetëm një pllakë nëse do të vendosej para shtëpisë, do të ishte e mjaftueshme për të.

Fadili, i biri i Mehmet Aliu, teksa njëjtë si Dritoni rrëfen për problemet që kishin pasur nga policia serbe, thotë se ka marrë premtime se shtëpia ku është mbajtur mësimi do të shndërrohen në muze. /Tribuna Channel/

Exit mobile version