Site icon Telegrafi

Harrison Ford dhe Chris Pratt janë yjet kryesore të filmit të radhës për Indiana Jones

Harrison Ford, Chris Pratt (Foto: Getty Images/Guliver)

Harrison Ford dhe Chris Pratt do të jenë aktorët kryesore të filmit të radhës për Indiana Jones, i cili pritet të jetë i gatshëm në vitin 2021 – bën të ditur NME.

Gjatë një interviste për revistën Variety, Ford është pyetur në lidhje me spekulimet se Pratt mund të luajë në vazhdimin e pestë të Indiana Jones.

Chris Pratt mund ta luajë rolin e djalit të Indina Jones (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for MTV/Guliver)

“Mendoj se në filmin e ri do të jemi ai ose unë”, ka thënë aktori veteran duke qeshur duke qartësuar me pas se Chris mund ta luajë rolin e djalit të tij në filmin e ri.

Rolin e djalit të Indiana Jones në të kaluarën e ka luajtur Shia LaBeouf, i cili iu bashkua Fordit në filmin e vitit 2008, “Indiana Jones and The Crystal Skull”.

Mirëpo, në vitin 2017, producentët kishin konfirmuar se LaBeouf nuk do të luante në filmin e radhës.

Gjatë intervistës, aktori 76 vjeçar ka dhënë edhe disa detaje për filmin e ri duke theksuar se kanë një skenar për të cilin i gjithë ekipi është i entuziazmuar.

Më herët, Steven Spielberg ka thënë se George Lucas do të angazhohet si producent ekzekutiv i “Indiana Jones 5”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version