Telegrafi

Harrison Ford: Askush pas meje nuk do të luaj rolin e Indiana Jones

Harrison Ford do të përsërisë rolin si aventurierit arkeologjik, Indiana Jones në një film të pestë.

Aktori ka folur me zemërgjerësi se kur nuk mund të luajë më karakterin imagjinar, ai do të tërhiqet.

“Kur do ta përfundonit me këtë rol, kënd do të dëshironit ta shihnit si Indiana Jones?”, u pyeti nga Craig Melvin i NBC.

Aktori 76-vjeçar duke buzëqeshur u përgjigj se “Askush tjetër nuk do të jetë Indiana Jones, nuk do ta mrr askush, unë jam Indiana Jones. Kur unë të zhdukem, ai do të zhduket”.

Për herë të parë Fordi luajti rolin e eksploruesit në “Raiders of the Lost Ark” të vitit 1981 dhe më pas të 1984 të “Indiana Jones and the Temple of Doom” si dhe 1989 “Indiana Jones dhe Crusade e Fundit” – u vendosën në vitet 1930, ndërsa ” Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” të vitit 2008 hynë në Luftën e Ftohtë të vitit 1957.

Walt Disney Studios e mori ekskluzivitetin e mëparshëm të Paramount kur bleu kompaninë prodhuese Lucasfilm. /Telegrafi/