Telegrafi

Harris zgjodhi Walzin si kandidat për president të SHBA-së, vjen reagimi i parë i Trumpit

Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së dhe ish-presidenti, Donald Trump tha se kandidati i Partisë Demokratike për zëvendëspresidentin e SHBA-së, Tim Walz, është një “liberal i rrezikshëm”.

Sipas Trump, Walz do të ishte zëvendëspresidenti më i keq në histori.

“Waltz do të digjte mijëra miliarda dollarë dhe do të hapte kufijtë amerikanë për kriminelët. Është shumë i keq”, tha 78-vjeçari.

Kandidati i Partisë Republikane për nënkryetar të SHBA-së, JD Vance vlerësoi se zgjedhja e Waltzit “nënvizon se sa radikale është kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, Kamala Harris”.

Walz është “një person që dëgjon krahun e Hamasit” të Partisë Demokratike dhe “do që populli amerikan të mbështetet më shumë në energjinë e pistë sesa energjinë e mirë amerikane”, tha JD Vance.

Ndryshe, 60-vjeçari ka qenë trajner i regbit (futbolli amerikan) dhe mësues në një shkollë publike dhe ka shërbyer 24 vite në Gardën Kombëtare të Ushtrisë. /Telegrafi/