Site icon Telegrafi

Harris tregon se si do ta godet Trumpin: Unë isha prokurore dhe ai është një kriminel i dënuar

Në një takim me ekipin e fushatës zgjedhore, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris tregoi sulmet që ajo është gati të ndërmarrë kundër ish-presidentit Donald Trump.

“Unë jam prokurore dhe ai është një kriminel i dënuar”, tha fillimisht ajo.

Lexo po ashtu Nga lufta në Ukrainë, te ajo e Gazës dhe marrëdhëniet me Kinën – si ‘e sheh botën’, Kamal Harris?

“Para se të zgjidhesha senatore e Shteteve të Bashkuara dhe zëvendëspresidente amerikane u zgjodha Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Dhe para kësaj kam qenë prokurore e gjykatës. Në ato role kam ndjekur penalisht kriminelë të të gjitha llojeve. Grabitqarët që abuzonin me gratë. Mashtruesit që mashtruan konsumatorët. Mashtrues që thyen rregullat për përfitimin e tyre. Kështu që më dëgjoni kur them: Unë e njoh llojin e Donald Trumpot”, deklaroi 59-vjeçarja gjatë fushatës në Wilmington, Delaware.

Harris vazhdoi duke përmendur një vendim të gjykatës civile, ku Trumpi ishte dënuar për sulm seksual, aktakuza në lidhje me universitetin e tij dhe një dënim penal për falsifikimin e të dhënave të bizneseve të tij.

Harris citoi gjithashtu “Projekti 2025”, përmbledhje politikash të përpiluara nga ish-punonjësit dhe aleatët e Trumpit.

Ajo tha se politikat e tyre ekonomike do të shkaktonin “pabarazi dhe padrejtësi ekonomike” dhe se Trump do të firmoste një ndalim kombëtar të abortit.

“Në këto zgjedhje, ne e dimë, të gjithë përballemi me pyetjen: në çfarë lloj vendi duam të jetojmë? Një vend i lirisë, dhembshurisë dhe shtetit të së drejtës? Apo një vend kaosi, frike dhe urrejtjeje?”, tha Harris.

Lexo po ashtu Kush është Kamala Harris dhe a do të bëhet ajo gruaja e parë presidente e SHBA-së?

Në të njëjtin koment, Harris pohoi se ajo i kërkoi menaxheres së fushatës së Bidenit, Julie Chavez Rodriguez dhe kryetares së fushatës Jen O’Malley Dillon që të mbeten në ato role gjatë fushatës së saj.

Ndryshe, Joe Biden gjatë fundjavës ka deklaruar se nuk do të kandidojë për president dhe ka hapur rrugë për Harrisin, si kandidate demokrate ta sfidojë republikanin, Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version