Site icon Telegrafi

Harris thyen një traditë 40-vjeçare të demokratëve me përzgjedhjen e Walzit si kandidat për zëvendëspresident të SHBA-së

Për më shumë se 40 vjet, demokratët kanë emëruar kandidatë presidencialë dhe zëvendëspresident që kanë kryer fakultetin juridik.

Kjo përfundoi të martën kur zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris zgjodhi guvernatorin Tim Walz si kandidatin e saj.

Ai bëhet demokrati i parë që nga viti 1980 që nuk ka ndjekur fakultetin juridik, raporton cnn. Ai ka një master në drejtimin arsimor.

Lexo po ashtu Kamala Harris ka zgjedhur kandidatin e saj për zëvendëspresident, guvernatorin e Minesotës – Tim Walz

Ish-presidenti Jimmy Carter ishte demokrati i fundit që nuk kishte ndjekur shkollën juridike.

Ish-zëvendëspresidenti, Al Gore u largua herët nga Fakulteti Juridik “Vanderbilt” për të ndjekur një karrierë politike, kështu që ai nuk u bë kurrë avokat.

Ndryshe, Harris ka marrë mbështetjen e familjes Obama dhe Clinton në përzgjedhjen e Walzit si kandidat për zëvendëspresident të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version