Site icon Telegrafi

Harris i thotë Trumpit se ‘Putini do ta hante për drekë’

Donald Trump dhe Kamala Harris kanë pasur përplasje të ashpra verbale, lidhur me shumë çështje gjatë debatit të mbrëmshëm.

Në mesin e çështjeve që nuk u pajtuan fare ishte ekonomia, emigrimi ilegal dhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Sulmet e Harris dukej se i binin nën lëkurë rivalit të saj, duke pretenduar se njerëzit i braktisën tubimet e tij nga “mërzia” dhe presidenti rus Vladimir Putin “do ta hante atë për drekë”.

Ndërkohë, Trump përdori shpesh akuzat e saj për lejimin e emigracionit masiv të paligjshëm, si dhe se ishte një “marksiste” e rrezikshme dhe zëvendëspresidentja më e keqe ndonjëherë.

Ai gjithashtu pretendoi se emigrantët nga Haiti po hanë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve në Springfield të Ohios. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version