Site icon Telegrafi

Harris thotë se regjimi i Lukashenkos është përfshirë në “aktivitet shumë shqetësues”

Zëvëndës-presidentja amerikane, Kamala Harris, thotë se SHBA-ja është “shumë e shqetësuar” për situatën në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po i kushtojmë vëmendje kësaj çështjeje”, ka deklaruar Harris në një konferencë shtypi në Paris të premten.

“Regjimi i Lukashenkos besoj se është përfshirë në një aktivitet shumë shqetësues”, potencon ajo.

Harris shtoi se e kishte diskutuar këtë çështje gjatë takimit të saj me presidentin francez Emmanuel Macron.

BE-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë akuzuar liderin bjellorus Alexander Lukashenko për krijimin e një krize migrantësh në skajin lindor të bllokut si ndëshkim për sanksionet për shkeljet e të drejtave të njeriut. Qeveria e Lukashenkos ka mohuar vazhdimisht pretendime të tilla, duke fajësuar Perëndimin për kalimet dhe trajtimin e dobët të emigrantëve.

Exit mobile version