Site icon Telegrafi

Harris do të bëhet gruaja e parë me pushtetin presidencial në SHBA derisa Biden po i nënshtrohet terapisë rutinë mjekësore

Të premten, presidenti amerikan, Joe Biden do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendës-presidentes, Kamala Harris, derisa ai është nën anestezi për një terapi rutinë të kolonokopisë, ka deklaruar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Zëvendës-presidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Biden mbërriti të premten në mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për t’iu nënshtruar një rutine vjetore fizike – terapia e parë fizike në detyrë si presidenti më i vjetër i mandatit të parë në historinë e SHBA-së.

Është rutinë që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi. Nënpresidenti i atëhershëm Dick Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm George W. Bush iu nënshtrua kolonoskopive rutinë. /Telegrafi/

Exit mobile version