Kamala Harris është gati të jetë gruaja e parë me ngjyrë në krye të SHBA-së.
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar vota të mjaftueshme nga delegatët demokratë për t’u bërë kandidatja e partisë për presidente të vendit, ka njoftuar Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison.
Bëhet e ditur se procesi i votimit në internet nuk përfundon deri më 5 gusht, por fushata e Harris ka njoftuar se zëvendëspresidentja ka kaluar pragun për të pasur shumicën e votave të delegatëve, shkruan euronews.
Njoftimi erdhi pasi ekipi i fushatës njoftoi se kanë mbledhur 310 milionë dollarë vetëm gjatë muajit korrik, një shumë mbresëlënëse që tregon se donatorët që dikur dukeshin të trembur për zgjedhjen e tyre për president, tani po ofrojnë male me para.
Ndryshe, Harris është gati të jetë gruaja e parë me ngjyrë në krye të SHBA-së dhe është shprehur “e nderuar që është kandidatja e supozuar demokrate”.
“Nuk do të jetë e lehtë. Por ne do ta bëjmë këtë”, tha Harris.
“Si presidentja juaj e ardhshme, e di që jemi gati për këtë luftë”, shtoi ajo. /Telegrafi/