Kamala Harris mbajti të mërkurën mitingun e parë nga tre të planifikuar për të nxitur votimin – duke i thënë turmës në Karolinën e Veriut se shpreson të “gjejë pika të përbashkëta” edhe me ata që nuk bien dakord me të.
“Kemi vetëm gjashtë ditë të mbetura në një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë. Dhe kemi punë për të bërë”, tha kandidatja demokrate për presidente, duke i thënë gjithashtu turmës se “ne do të fitojmë”.
Ajo paraqiti një vizion të unitetit mbi ndarjen, duke thënë se ish-presidenti dhe kandidati republikan, Donald Trump “është përpjekur të na mbajë të ndarë dhe të frikësuar nga njëri-tjetri”, shkruan cnn.
“E dimë se çfarë është ai, por Karolina e Veriut, ajo nuk është ajo që jemi ne. Dhe është koha për një kapitull të ri ku ndalojmë me gishtat që tregojnë njëri-tjetrin dhe në vend të kësaj, le të bashkohemi, duke ditur se kemi shumë më tepër të përbashkët sesa ajo që na ndan”, shtoi 60-vjeçarja.
“Ja angazhimi im për ju: si presidentja juaj, angazhohem të gjej pika të përbashkëta dhe zgjidhje me sens të zakonshëm për sfidat që përballoni”, deklaroi Harris.
Kjo e fundit do të mbajë tubime edhe në Pensilvani dhe Wisconsin. Trumpi është gjithashtu në Karolinën e Veriut dhe Wisconsin.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/