Telegrafi

Harris mbledh 310 milionë dollarë në korrik me fushatën e saj që po i jep ‘energji’ votuesve dhe donatorëve

Ekipi i fushatës së zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, ka njoftuar se ka mbledhur 310 milionë dollarë vetëm në korrik, pasi presidenti Joe Biden u largua nga gara për president të SHBA-së.

Shifrat e korrikut – më shumë se dyfishi i parave të mbledhura nga rivali republikan i saj Donald Trump – thuhet të jenë më të lartat që ka kaluar një fushatë presidenciale në këtë prag.

Bëhet e ditur se korriku ishte caktuar të ishte një muaj zhgënjyes për demokratët për shkak të largimit të Bidenit nga gara.

Por, Harris si kandidatja e re presidenciale e demokratëve, i dha votuesve dhe donatorëve energji, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, më shumë se 200 milionë dollarë nga 310 milionë dollarët erdhën në javën e parë pas miratimit të Harris nga Biden.

“Ky është një hark historik për një kandidat që do të bëjë histori këtë nëntor. Shpërthimi i jashtëzakonshëm i mbështetjes që kemi parë në vetëm një kohë të shkurtër e bën të qartë se Harris është e mobilizuar, në rritje dhe gati për të mposhtur Trumpin këtë nëntor”, tha ekipi i fushatës.

Ndryshe, përpjekja për vrasjen e Trumpit më 13 korrik në një tubim në Pensilvani pritej të nxiste kontributet e fushatës për ish-presidentin.

Mbledhja e fondeve nga Trump ishte rritur më parë kur ai u dënua në fund të majit për akuza të krimit në lidhje me një pagesë të heshtur.

Madje, edhe sondazhet treguan se Trump kishte krijuar një epërsi ndaj Bidenit pas debatit të 27 qershorit.

Megjithatë, kandidatura e Harrisit ka ndryshuar dinamikën me sondazhet e fundit që tregojnë një garë të ngushtë. /Telegrafi/