Telegrafi

Harrelson vendosi të luante në “Solo: A Star Wars Story” për shkak të Phoebe Waller-Bridge

Woody Harrelson ishte pranë që ta refuzonte rolin e tij në filmin “Solo: A Star Wars Story”, mirëpo kur mësoi se pjesë e trupës së aktorëve ishte Phoebe Waller-Bridge, ndërroi mendje.

Aktori 57 vjeçar, i cili luajti rolin e Tobias Beckett në vazhdimin e radhës të filmave për Han Solon, ka pranuar se dëshironte ta refuzojë rolin për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Por, kur mësoi se aktorja 33 vjeçare do ta luante rolin e droidit L3-37, vendosi që të luante.

Vendimin e tij e mori për faktin se është një fans i madh i serialit komik të Phoebe, “Fleabag”.

“Ajo është aq e lezetshme, argëtuese dhe një mike motivuese. Një mik i imi më tregoi për ‘Fleabag’ dhe e shikova të gjithin. Më pëlqen shumë”.

Phoebe Waller-Bridge luan rolin e droidit L3-37 (Foto: Radio Times)

“Vërtet isha në mëdyshje për të luajtur në film dhe në fakt, në fillim e refuzova, sepse kam punuar aq shumë dhe dëshiroja të qëndroja në shtëpi me familjen time

“Fatmirësisht, vendosa të luaja, sepse tash nuk mund ta imagjinoj sikur të mos e kisha njohur Phoeben”, ka rrëfyer aktori për Metro. /Telegrafi/