Sot me një konferencë përfundimtare u përmbyll projekti “Harmonizim i mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në sferën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave dhe shërbimeve financiare – tregje të letrave me vlerë dhe shërbime investuese”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Si rezultate nga ky projekt dolën tre projekt-ligje të reja për shërbime dhe sisteme të pagesës, për instrumente financiare dhe për prospekte për letra me vlerë dhe obligime për transparencë për emetuesit, si dhe pako të akteve nënligjore, në të cilët janë transponuar dhjetë direktiva relevante të Bashkimit Evropian.
Projekti, që filloi në shkurt të vitit të kaluar, është financuar përmes instrumentit për ndihmë të Bashkimit Evropian (IPA) në kuadër të komponentit për ndihmë për tranzicion dhe sendërtim institucional, përbëhet nga dy komponentë, i pari ai për harmonizim të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE në sferën e pagesave, dhe e dyta për harmonizim të legjislacionit në sferën e tregut të kapitalit, si tërësi, ka rëndësi të madhe për bankën qendrore”, njoftoi banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë konferencës, informojnë nga BPRM, janë mbajtur panel-diskutime në temat “Vizioni 2020 i Euro sistemit – Hap përpara tek pagesat e vogla” dhe “Perspektiva evropiane e tregjeve të kapitalit në rajon”./Telegrafi/