Site icon Telegrafi

Harku, formë arkitekturore e shtëpive karakteristike të Gjirokastrës

Në kuadër të programit të “Edukimit nëpërmjet artit dhe kulturës” DRKK Gjirokastër në bashkëpunim me shkollën nëntëvjeçare “A.Z. Çajupi”, organizuan një orë të lirë informuese me temë “Harku, si një ndër format konstruktive të arkitekturës gjirokastrite”.

Nxënësit e klasave të nënta u njohën me këtë element duke parë nga afër të demostruar në disa nga portat më të vjetra, si porta “Kurti”, porta “Beja” si dhe porta “Kore” të cilat janë monumente kulture dhe mbrohen nga shteti.

Mjeshtri i DRKK-së Gjirokastër, Arif Huso, i njohu nxënësit me elementët e një porte si sufatë, kolonat, harkun e pare, të dytë dhe të tretë që një portë duhet të këtë, kamaret nga e cila mund të shikoje se kush trokiste në derë ose në kohë lufte prej saj mund të gjuaje me armë, pikturat mbi portë që simbolizonin nivelin shoqëror dhe ekonomik të familjes si dhe besimit të cilit kjo familje i përkiste.

Exit mobile version