Site icon Telegrafi

“Hari Mata Hari”: Shefqet Hoxha – Sheki na mësoi muzikën

Lideri i grupit, Hari, ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga “Miss Albania”.

Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, flasin dy anëtarët e grupit: Hajrudin “Hari” Varesanovic dhe Zeljko Zuber.

“Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina dhe kemi qenë si vëllezër. Dhe përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën, ka qenë shqiptar: Shefqet Hoxha – Sheki. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ka qenë mësuesi im i parë. Jetonte në Sarajevë, ishte nga Ferizaj, është shpërngulur drejt Prishtinës e më pas ka ardhur në Sarajevë. Ka qenë ai njeri që më bëri artist”, thotë Zuber.

“Hari Mata Hari” planifikon të mbajë edhe koncert në Tiranë.

“Sot folëm për një koncert që mund të bëjmë në Tiranë. Ne s’e dinim që na njihnin këtu. Tani që e mësuam se na duan, do të vijmë”, ka thënë Hari. /Telegrafi/

 

Exit mobile version