Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Owen Hargreaves nuk ka dyshim se Donny van de Beek do të bëhet pjesë kryesore e ekipit të parë të Djajve të Kuq, duke sugjeruar se ai mund të ketë një ndikim të ngjashëm me legjendën e Bayern Munich, Thomas Muller.
Van de Beek përfundoi një lëvizje në Old Trafford gjatë verës pasi United mundi Real Madridin në garë për nënshkrimin e yllit të Ajaxit.
Që prej transferimit në Old Trafford, holandezi ka pasur një ndikim të kufizuar, duke qenë i mbyllur në stol ndërsa vazhdon të presë ndeshjen e të parë si titullar në Ligën Premier.
Mesfushori ka pasur mundësinë të paraqitet si titullar në Ligën e Kampionëve të mërkurën në fitoren 5-0 të RB Leipzig përpara se të lironte vendin për Bruno Fernandesin.
Dhe ndërsa ai është ende po lufton për të treguar formën e tij më të mirë në ato pak mundësi që ka pasur deri më tani për United, Hargreaves beson se është vetëm çështje kohe para se ai të bëhet një pjesë e padiskutueshme e planeve të Ole Gunnar Solskjaer.
“Unë mendoj se ai është një lojtar me të vërtetë i mirë. Ai nuk ka pasur mundësinë ta tregojë atë. Ai mund të jetë sikurse Thomas Muller që është për Bayern Munichun”, ka thënë fillimisht Hargreaves për BT Sport.
“Të gjithë u përpoqën ta nxirrnin Thomas Muller nga ekipi, por sapo ai të hyjë, ju nuk mund ta nxirrni atë pasi sa i përket golave, asistimeve, ai është shumë vetëmohues, ai mund të shtypë topin, ai punon në një mesfushë me tre dhe mund të luaj si 8 ose 10”.
“Van de Beek është një nga ata … që sapo të inkuadruohet në ekip, Ole do ta ketë të vështirë ta nxjerrë atë jashtë”, përfundoi ish-ylli anglez. /Telegrafi/