Telegrafi

Hardy humb bastin për Oscarin me DiCaprion: Tashmë duhet të përmbush marrëveshjen

Oscari i shumëpritur ka arritur në duart e aktorit të famshëm, por edhe një bast i pazakontë duhet të përmbushet.

Aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio ka vënë bast me homologun Tom Hardy para shpalljes së fituesit të çmimit Oscar se do të marrë çmimin kryesor të aktorit më të mirë të vitit.

Pasi që DiCaprio fitoi çmimin në saje të rolit në filmin “The Revenant”, Hardy ka mbetur për të përmbushur marrëveshjen, i cili përmban vizatimin e trupit sipas dëshirës së fituesit të Oscarit, transmeton Telegrafi.

“Kam humbur një bast dhe tani duhet të bëjë një tatuazh ‘Leo di çdo gjë’. Ai ka një shkrim dore të tmerrshëm, por i kam kërkuar që të shkruajë bukur në mënyrë që të përmbush marrëveshjen”, tha Tom.

Kujtojmë se Hardy gjithashtu ishte një prej kandidatëve për të fituar një Oscar. /Telegrafi/