Site icon Telegrafi

Hardinaj: Kosova e gatshme ta heq taksën, nëse ka marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme ta heq taksën, vetëm nëse paraprakisht ka marrëveshje për njohje reciproke, Kosovë-Serbi.

Sipas tij, marrja e një vendimi për heqje apo pezullim të taksës ndaj produkteve serbe, pa marrëveshje është e vështirë.

“E kemi shumë të vështir marrjen e një veprimi që do të lidhej me pezullimin e taksës, pasi kemi plot paqartësi. Ne nuk e dimë për çka është fjala, a është fjala për procesin e dialogut siç e kemi pas deri më tani, ku ftohen në takime dhe e kemi pa që ai proces na ka dëmtuar realisht në vazhdimësi, apo është fjala për arritjen ose konfirmimin e një marrëveshje të cilën ne nuk e kemi pa dhe nuk e dimë çka është”, ka thënë kryeministri Hardinaj pas një takimit me përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Procesi i dialogut me Serbinë, Kosovën sipas tij, e ka dëmtuar shumë, shkruan Telegrafi.

“Është bukur në zor Kosova, me marr një veprime në terr, e ne nuk dimë ku po e qesim këmbën tash e tutje. Sa i përket kualitetit se ku është marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Ne dëshirojmë sa më shpejt jo vetëm me pezullu, por me heq taksën në kuadër të një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës para më shumë se tre muajve ka vënë taksën 100 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/

Exit mobile version