Ky eksperiment është ende në fazën fillestare të tij dhe deri më tani është përcaktuar forma që do të ketë koka e kësaj hardhuce, që do të ketë forcën të zhvendosë një gur 10 kg, në mënyrë që të krijojë rrugën përgjatë gjithë zonës së dëmtuar.
Kjo pajisje do të komandohet me një telekomandë, ndërsa në pjesën e përparme të tij do të ketë edhe një kamerë, që do t’i mundësojë drejtuesve të saj në sipërfaqe komandimin më të lehtë të tij.
Sipas shkencëtarëve të Institutit të Kërkimeve të Avancuara në Gjeorgji ky robot do të eleminojë “ushtritë” e grupeve evakuuese që kërkojnë ditë-natë për të nxjerrë të mbijetuarit nën rrënoja.
Ky prototip pritet që të testohet në formën e tij përfundimtare në Janar të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /