Telegrafi

Hardhuca e pazakontë zhveshë lëkurën brenda sekondash (Foto)

Në Madagaskar të Afrikës, është zbuluar një hardhucë e re, që mund ta zhveshë lëkurën brenda pak sekondave.

Derisa këto gjallesa kanë mundësi të këpusin bishtin në rast se bien pre, kjo e fundit heqë të gjitha luspat dhe trupi i duket si mish i përpunuar i pulës, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, goja e grabitqarit mbushet me luspa dhe i japë mundësi të largohet me lehtësi.

Hardhuca e zhveshur nga luspat

Specia që është zbuluar nga shkencëtarët është quajtur Geckolepis megalepis, ndërsa është më unikja që është parë deri më tash.

Megjithëse hardhucat zhveshin edhe lëkurën, që të mos bien pre, ky zvarranik ka luspa të ashpra dhe të shpeshta, të cilat i rriten sërish në trup brenda disa javëve.

Zyrtarë nga Universiteti i Mynihut në Gjermani, po bëjnë përpjekje që ta kapin një Geckolepsis me të gjithë mbështjellësin e trupit, në mënyrë që të bëjnë hulumtime më të hollësishme. /Telegrafi/